Vetëdorëzimi i Klement Balilit/ Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin

Klement Balili do të qëndrojë në burg deri në përfundim të Gjykimit. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar Balilit sot masën e sigurisë dhe akuzat. Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës. Kur gjyqtarja Miliana Muça, u ul në sallë, Balili vendosi t’i përgjigjej kërkesave nga gjykata. Ai tha se ka zgjedhur dy avokatë Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi, por nuk dha shpjegime për sa kohë ishte media e pranishme.

Ndërkohë pas seancës ku Balilit iu komunikua masa e arrestit, avokati i tij Theodhori Sallaku deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e 672 kg kanabis. “Nuk ka asnjë provë që Balili është i përfshirë në trafikimin e mbi 600 kg drogë”, tha ai.

Sipas Ballkanweb jashtë Gjykatës ka pasur mjaft të afërm të Balilit por që janë larguar shpejt.

Paraditen e djeshme, në shortin e hedhur të Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miliana Muça.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne