Ushtarët izraelitë plagosën 13 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ramallah

Të paktën 13 palestinezë u plagosën në bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin Nour al-Shams në qytetin verior të Tulkarm në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite bastisën kampin Nur Shams në Tulkarm në mëngjes të shoqëruar nga buldozerë ushtarakë. Ushtarët mbyllën hyrjet dhe rrethuan kampin.

Të shtëna të forta u dëgjuan nga rruga Nablus në hyrje të kampit, i cili ishte i rrethuar nga dhjetëra automjete ushtarake. Një përleshje ka ndodhur mes banorëve të zonës dhe ushtrisë izraelite. Gjatë ngjarjeve është dëmtuar rëndë infrastruktura e kampit dhe banesat e banorëve.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se në sulmin e kryer nga ushtarët izraelitë në kamp, ​​4 palestinezë u plagosën nga plumbat e vërtetë ndërsa 9 prej tyre u plagosën nga copëzat e shrapnelit.

– Ekipet mjekësore nuk u lejuan të hynin në kamp

Në një deklaratë me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ushtarët izraelitë nuk kanë lejuar ekipet mjekësore të hyjnë në kamp për të trajtuar të plagosurit.

Më tej theksohet se është bllokuar autoambulanca që mbante një grua shtatzënë ndërsa mjekët janë ndaluar dhe janë detyruar të heqin rrobat antiplumb.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë u tërhoqën nga kampi, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Rruga kryesore në kamp u shkatërrua plotësisht dhe shumë automjete u dëmtuan.

Krahu i armatosur i Lëvizjes Xhihad Islamik, Sariyya njoftoi në Telegram se ata u përleshën me forcat izraelite në kamp, ​​duke synuar dhe dëmtuar një buldozer që i përkiste forcave izraelite me një eksploziv.

Brigada e Dëshmorëve Aksa, e lidhur me Lëvizjen Çliruese tha në kanalin Telegram se njësitë e saj u përleshën me forcat izraelite dhe se kishte të plagosur në mesin e anëtarëve të saj.

– 11 palestinezë të arrestuar

Forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në qytete të tjera në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë nga Zyra e Medias për të Burgosurit Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë arrestuan 11 palestinezë gjatë bastisjeve mbrëmë në qytetet Nablus, Tulkarm, Jenin, Ramallah, Khalil dhe Beytullahim./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne