Ushtarët izraelitë shkatërruan shtëpinë e një palestinezi të vrarë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite hodhën në erë muret e shtëpisë së palestinezit, të cilin e vranë tre muaj më parë në qytetin e Halil-it në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite përdorën eksploziv për të shembur muret e shtëpisë në katin e tretë të një pallati 6-katësh që i përket familjes së Hasan Kafishe-s, të cilin e vranë tre muaj më parë në qytetin e Halilit.

Në qytet pati një përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve. Palestinezët u përgjigjën duke gjuajtur me gurë ushtarët, të cilët përdorën plumba të vërtetë dhe gome.

Ushtarët izraelitë vranë Hasanin dhe 2 anëtarë të familjes së tij më 16 nëntor 2023, me arsyetimin se hapën zjarr në pikën e kontrollit En-Nafak, që ndodhet midis qytetit të Betlehemit dhe Kudsit Lindor, duke shkaktuar vdekjen e një izraeliti dhe plagosjen e 7 të tjerëve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne