Ushtari izraelit i drejton armën palestinezit para fëmijës së tij

Pamjet në të cilat ushtari izraelit në qytetin El Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim i drejton armën një babai palestinez para fëmijës së tij 5-vjeçar shkaktoi reagime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përderisa vazhdojnë diskutimet rreth pamjes në të cilën mund të shihet se si policia kufitare izraelite hap zjarr me plumba gome ndaj një të riu palestinez i kthyer me shpinë, një pamje e re e publikuar në rrjetet sociale tregon edhe një herë qasjen e forcave izraelite ndaj palestinezëve.

Në pamjen për të cilën thuhet se është filmuar dje në El Halil, një ushtar izraelit debaton me një palestinez i cili është me djalin e tij 5-vjeçar.

– “A ka hedhur gur? Ai është vetëm 5-vjeç”

“A ka hedhur gur? Ai është vetëm 5-vjeç”, i thotë babai palestinez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ushtarit izraelit i cili i përgjigjet duke thënë “Po, hodhi gur, të gjithë shokët tuaj hedhin gurë. Nuk më intereson sa vjeçar është”.

Derisa vazhdon diskutimi, një ushtar tjetër i cili vjen në vendngjarje, sulmon palestinezin para fëmijës së tij dhe kërkon të largohet.

Pasi rriten tensionet, njëri nga ushtarët izraelit i drejton armën palestinezit para fëmijës së tij 5-vjeçar. Pamja përfundon pasi prindi palestinez e merr fëmijën dhe largohet nga zona.

Ndërkohë, pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se është duke u hulumtuar incidenti.

Kanali televiziv izraelit 13, javën e kaluar publikoi një pamje ku mund të shihet se policia kufitare izraelite e qëllon palestinezin të kthyer me shpinë pa patur asnjë arsyetim.

Policia izraelite në lidhje me pamjen e filmuar para rreth 1,5 vitesh njoftoi se polici në fjalë është larguar nga detyra dhe se vazhdon hetimi në lidhje me rastin./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne