Pavarësisht vonesës në Tiranë, sportistët turq bëhen kampion në Itali

Sportistët turq të Arteve Marciale Mikse të cilët shkonin në Kampionatin Botëror në Itali nëpërmjet kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, pavarësisht se u mbajtën në Aeroportin e Tiranës dhe iu iku avioni, arritën të fitojnë medaljen e artë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Arteve Marciale Mikse i Turqisë Ali Arık, në deklaratën për AA tha se në kampionatin botëror që u organizua në qytetin Carrara të Italisë nga ana e Federatës Botërore të Arteve Marciale Mikse (WMMA) kanë marrë pjesë me tri sportistë.

Ai njoftoi se në kampionat kanë marrë pjesë 432 sportistë nga 26 shtete, ku në 47 kilogramë sportisti Alperen Karabulur, në 69 kilogramë Furkan Yasir Yalçın dhe në 86 kilogramë Yunus Emre Şahbaz kanë fituar medalje të artë. “Sportistët tanë duke treguar një përpjekje të jashtëzakonshme. Por para organizimit, policia e Shqipërisë u shkaktoi problem sportistëve tanë”, tha Arık.

Arık tregoi se Alperen dhe Furkan nëpërmjet Shqipërisë kanë kaluar në Itali. “Policia e Shqipërisë me një qasje arbitrare sportistët tanë i bëri që të qëndrojnë 6 orë dhe t’u ikë avioni. Më pastaj nëpërmjet ambasadës sonë në moment të fundit mundësuam që sportistët tanë të arrijnë në kampionat”, theksoi ai./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne