Ushtria armene sulmon vendbanimet e civilëve në Azerbajxhan

Forcat e armatosura të Armenisë, sulmuan vendbanimet civile që ndodhen jashtë territoreve nën pushtim të Azerbajxhanit.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thuhet se në orët e mëngjesit forcat e armatosura të Armenisë kryen goditje artilerike në qytetet Barda, Axhabedi dhe fshatrat e qyteteve Goranboy, Terter, Agdam të cilët ndodhen jashtë Malësisë së Karabakut nën pushtim.

Ndër të tjera njoftohet se në sulmet e Armenisë ka të vrarë dhe të plagosur.

Bëhet e ditur se ushtria e Azerbajxhanit, ka marrë masa kundër sulmeve të forcave të armatosura të Armenisë.

Në sulmet e ndërmarra nga Armenia që nga 27 shtatori e deri tani kanë humbur jetën 30 civilë të Azerbajxhanit dhe janë plagosur 143 të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne