Ushtria e policia kontrolle mjeteve me targa të huaja në Fier, qytetarët kufizojnë lëvizjet

Ushtria dhe policia në kontroll që në orët e para të mëngjesit në rrugët e Fierit.

Kontrollohen automjetet me targa të huaja, ato ku udhëtojnë më shumë se një pasagjer si dhe një pjesë e mirë e makinave familjare.

Patrullat janë vendosur në disa akse brenda qytetit të Fierit dhe në hyrje e dalje.

Mësohet se patrullimet do të shtohen gjatë orëve në vijim, ndërsa në Fier janë mbyllur një pjesë e mirë e bareve dhe lokaleve.

Në rrugët e qytetit vihen re pak qytetarë dhe lëvizja është e kufizuar. Hapur mbeten banka, disa lokale, dyqane ushqimore dhe disa supermarkete./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne