“Shpërdorim detyre”, kallëzohet në prokurori kryebashkiaku i Memaliajt

Referohen materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për kryetarin e Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci.

Kjo pasi ndaj tij ka bërë kallzim shtetasi Luan Bino, banues në Tiranë.

Ai e akuzon kryebashkiakun Guci se ka kryer shpërdorim detyre.

Këtë paditësi e bazon në argumentin e tij se Guci ka hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne