Ushtria irakiane ka nën kontroll të gjitha rajonet e kontestuara

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se forcat e qeverisë qendrore kanë siguruar kontrollin e të gjitha rajoneve të kontestuara në Irak, raporton Anadolu Agency.

Në një konferencë për media në pallatin e qeverisë në Bagdad, Abadi tha se disa media në Administratën Rajonale Kurde (ARK) në veri të Irakut kanë nxitur në vrasjen e forcave të qeverisë qendore, duke e cilësuar këtë gjë si të papranueshme.

“Kjo gjë është krim i luftës”, tha Abadi.

Duke theksuar se forcat irakiane të sigurisë gjenden në të gjitha rajonet e kontestuara mes qeverisë qendrore dhe ARK-së, Abadi tha: “Forcat e qeverisë qendrore kanë siguruar kontrollin e të gjitha rajonave të kontestuara”.

Abadi shtoi se së shpejti do të paguajnë pagat e të gjithë nëpunësve në ARK.

Kryeministri irakian paralajmëroi se së shpejti do të çlirohet edhe qyteza Kaim në Anbar, e cila njhet si kalaja e fundit e organizatës terroriste DEASH, ndërsa pohoi se ende ekzistojnë palë të cilat e mbështesin dhe ushqejnë terrorizmin.

Ndryshe, tensionet midis Bagdadit dhe ARK-së me bazë në Erbil janë ngritur që nga 25 shtatori, kur irakianët në rajonet e kontrolluara nga ARK dhe në disa rajone të kontestuara mes Bagdadit dhe Erbilit, përfshirë Kirkukun e pasur me naftë, votuan në një referendum të jashtëligjshëm për shkëputje nga shteti irakian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne