Ushtria izraelite arreston gazetaren palestineze

Ushtria izraelite ka arrestuar gazetaren dhe shkrimtaren palestineze Isra Lafi (34) në shtëpinë e saj në qytetin El Halil, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Babai i gazetares dhe shkrimtares palestineze, Hidir Lafi në një deklaratë për AA tha se ushtarët izraelitë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tyre në qytezën Surif dhe se kanë arrestuar vajzën e tij Isra.

Hidir thotë se ushtarët para se të dalin gjatë kontrollit në shtëpi kanë konfiskuar telefonat celularë.

Babai palestinez po ashtu thotë se vajza e tij kërcënohej nga një zyrtar i inteligjencës izraelite, për shkak të aktiviteteve të saj përderisa punonte në televizionin El Aksa, i cili bën transmetime në Rripin e Gazën nën rrethim. Ai bëri të ditur se Isra është larguar nga puna e saj në televizion dhe se tashmë disa muaj është duke shkruar artikuj.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne