Shqiperia

Petrit Vasili 3 pyetje për Arta Markun: A do e hetosh Ramën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petit Vasili i ka drejtuar disa pyetje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Vasili i kujton Markut tre padi që janë bërë ndaj Edi Ramës, për 3 deklarata të tij, ato të bëra për audio përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj ashtu edhe ato të bëra gjatë fushatës së kaluar për policinë.

“Po për këto 3 çështje të Kryeministrit a flet dot Prokurorja e Përkohshme edhe e Përgjithshme (PPP)?
1. Kryeministri është paditur se gënjeu e tha publikisht se kishte bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ministrit. A do të ketë hetime transparente për këtë?
2. Kryeministri ishte i paditur se i kërkoi policisë të flakë uniformën e të bëjë vota për rilindjen. Për këtë vepër penale, po vetë kërkoi falje në FB dhe prokuroria e mbylli çështjen.

3. Kryeministri është njoftuar që Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro në gjyqe me kompani të ndryshme. Mosveprimet e tij shkatërrojnë ekonominë e vendit. A do të fillojë hetime kryesisht prokurorja edhe për këtë çështje?

Jam i sigurt që Prokurorja do të bëhet sërish memece, do ta harrojë sërish shqipen dhe nuk ka faj se gjuhën ia ka dhënë me PPP Kryeministrisë, tashmë ata janë përdorues edhe pronarë të saj”, thuhet në videon e Vasilit.

Ndërkohë po sot u mblodh sot në selinë e LSI-së Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës.
Grupi diskutoi vendimet e mbledhjes së nesërme, duke u ndalur në pr/vendimin nr.14 për koncensionin me PPP për Terminalin e Transportit Publik në një kohë që është vendosur çmim bilete në mënyrë abuzive për urbane për kategorinë e fëmijëve që nga mosha 6 vjeç, një shqetësim i shprehur gjerësisht nga qytetarët e Tiranës këto ditë.
“Gjithashtu në vëmendjen e grupit ishte dhe shqetësimi i vazhdueshëm i qytetarëve, aktorëve dhe shoqërisë civile për uzurpimin me ligj të veçantë që i është bërë kompetencave që Kushtetuta i njeh këshillave bashkiakë për tjetërsimin e hapsirës publike të Teatrit Kombëtar.
Për këto vendime dhe për çështjen sensitive të Teatrit Kombëtar, Grupi i Këshilltarëve të LSI do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Grupin e Këshilltarëve të PD për të dalë me një qëndrim të unifikuar të frontit opozitar në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tiranë”, deklaron grupi i këshilltarëve të LSI.

Burimi: BalkanWeb