Ushtria izraelite bombardon pozicionet e Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite bombardoi pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës së bllokuar.

Ushtria tha se janë bombarduar dhjetë pozicione të Hamasit, duke përfshirë një objekt ku “prodhonin eksplozivë dhe materiale lufte”.

Deklarata tha se sulmi u krye si përgjigje për gjoja lëshimin e djeshëm të raketave nga Gaza në Izrael

Ushtria izraelite tha se pozicionet e Hamasit u bombarduan në mëngjes dhe se 13 raketa u hodhën nga Gaza në Izrael. Ata konfirmuan se tetë prej tyre janë neutralizuar dhe se nuk pati viktima në sulme.

Që nga viti 2007, Izraeli mban Gazën palestineze nën bllokadë të plotë, në të cilën rreth dy milionë njerëz zhvillojnë betejën e përditshme për mbijetesë.

Ushtria izraelite intensifikoi sulmet në Gaza në fillim të këtij muaji duke shtrënguar bllokadën dhe duke ndaluar hyrjen e karburantit në termocentralin e vetëm në Gaza, që la territorin palestinez në errësirë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar më parë lëvizjen Hamas se “Izraeli çdo balonë me zjarr e konsideron si raketë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne