Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka lëshuar më pak se 100 raketa drejt Izraelit, duke pretenduar se shumica e tyre u kapën, transmeton Anadolu.
“Më pak se 100 raketa u lëshuan drejt Izraelit në dy breshëri”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në platformën sociale X, duke pretenduar se shumica e tyre u kapën.
Sipas ushtrisë izraelite, një numër i vogël ndërtesash u dëmtuan, përfshirë disa nga fragmentet që dolën nga operacionet e kapjes.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se të paktën 35 izraelitë u plagosën si pasojë e raketave balistike hakmarrëse iraniane që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin.
Ushtria izraelite tha se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Irani dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për t’i kapur ato.
Alarmet ranë në të gjithë Izraelin si rezultat i lëshimeve të raketave, duke përfshirë në Tel Aviv, Kuds dhe Haifa, duke sinjalizuar një gjendje gatishmërie kombëtare.
Channel 14 konfirmoi se një raketë goditi Tel Avivin, duke çuar që re tymi të ngrihen nga vendi i goditjes.
Radioja e Ushtrisë Izraelite tha se një zjarr shpërtheu pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv pas sulmit me raketa.
Në orët e para të së premtes, Izraeli nisi një sulm masiv të duke vendosur rreth 200 avionë për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi. Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, si dhe shkencëtarë bërthamorë.
Irani u zotua për “ndëshkim të rëndë” dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij./mesazhi