Ushtria izraelite sulmon rripin e Gazës

Ushtria e regjimit sionist, në vazhdën e krimeve të saj kundër palestinezëve, ka sulmuar me topa rripin e Gazës.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, sionistët kanë goditur me topa një prej bazave të rezistencës palestineze në rajonin Bu’sufia në lindje të kampit Megazi në qendër të rripit të Gazës. Ushtria e regjimit sionist ka pretenduar se sulmi me topa dhe raketa ndaj rripit të Gazës është kryer pas një sulmi me predha nga ky rajon në drejtim të qytezës sioniste Ashkul në jug të Izraelit. Regjimi sionist me pretendime boshe dhe të kota, herë pas here sulmon rajonin e rripit të Gazës të cilin e mban të bllokuar dhe rrethuar prej vitit 2007./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne