Shqiperia

Ushtria në Rinas, Prençi: Xhaçka autogol, de facto u shpall gjendja e jashtëzakonshme

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, e cilëson vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të dislokuar forcat e ushtrisë në perimetrin e jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza” një autogol të shtetit.

Me këtë vendim, tha Prençi në RTV Ora, qeveria ka shpallur de facto gjendjen e jashtëzakonshme.

Prençi: Sot është bërë autogol. De facto, marrja në ruajtje nga ushtria, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme vetëm se nuk është shpallur de juro nga qeveria. Ne jemi në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të nivelit të kriminalitetit të lartë, për shkak të cënimit të një prej objekteve të rëndësisë së veçantë që është aeroporti. I vetmi që ka Shqipëria.

OPINIONE