Bota

Ushtria pakistaneze zbulon dhe ndalon nëndetësen indiane që po futej në ujërat e tyre, publikon pamje të këtij momenti (Video)

Marina pakistaneze ka parandaluar nëndetësen indiane të futet në ujërat e saj, ka njoftuar zëdhënësi i marinës pakistaneze.

“Nëndetësja është zbuluar dhe detyruar të tërhiqet”, ka shtuar ai para gazetarëve.

Për ta dokumentuar këtë, marina pakistaneze ka publikuar pamjet e momentit kur zbulohet nëndetësja indiane në ujërat e tyre.

Në komunikatën e lëshuar për mediat thuhet se marina pakistaneze nuk e ka sulmuar nëndetësen, por ndihet krenare për faktin se ka arritur ta zbulojë edhe përkundër investimeve të mëdha që i ka bërë India në modernizimin e teknologjisë ushtarake.

 

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE

INTERVISTA