Bota

Ushtria siriane paralajmëron Izraelin

Ushtria siriane njoftoi se mbrojtja ajrore e saj është përgjigjur ndaj një shkelje ajrore izraelite të territorit sirian në afërsi të kufirit libanez, duke goditur një avion luftarak izraelit dhe duke detyruar avionët luftarakë izraelitë të tërhiqen.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Sirisë, e publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA, një numër i padeklaruar i avionëve izraelitë shkeli të hënën hapësirën ajrore të Sirisë në kufirin me Libanin në zonën e Baalbek në orën 08:51 sipas orës lokale. Një bateri anti-ajrore e ushtrisë siriane, e vendosur rreth 50 kilometra nga kryeqyteti i Damaskut, më pas “u përgjigj dhe goditi drejtpërdrejt njërin nga avionët, duke e detyruar armikun të largohej”, thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se aeroplanët izraelitë hapën zjarr duke lëshuar raketa të shumta nga brenda territoreve të pushtuara dhe që goditën një bazë ushtarake siriane në rrethinat e kryeqytetit Damask, duke shkaktuar dëme materiale. Ushtria siriane më tej e kërcënoi Izraelin për “pasoja të rrezikshme” të sulmeve ajrore dhe tentimet e përsëritura të agresionit ajror, duke theksuar vendosmërinë e Sirisë për të vazhduar luftën kundër grupeve terroriste, “të përkrahura nga regjimi i Izraelit “. Ushtria izraelite, nga ana e saj, lëshoi ​​një deklaratë më vonë gjatë ditës, duke thënë se skuadrilja në fakt përbëhej nga aeroplanë të zbulimit izraelit, të cilët “ishin në qiell mbi Libanin dhe jo në Siri”. Deklarata shtoi se asnjë nga avionët luftarakë izraelitë nuk u dëmtua dhe të gjithë avionët u kthyen “në mënyrë të sigurtë”./ PT

OPINIONE

INTERVISTA