Ushtria siriane rrëzon një avion izraelit

Ushtria siriane ka bërë të ditur se aviacioni i saj ka rrëzuar një avion ushtarak izraelit.

Rrëzimi ndodhi pas nisjes së një sulmi të aviacionit izraelit kundër pozicioneve ushtarake siriane pranë Damaskut.

E njëjta komunikatë bën të ditur se përveç avionit është pikasur dhe asgjësuar një raketë izraeliane, ndërohë disa të tjera që janë hedhur nga aviacioni i shtetit hebre kanë shkaktuar dëme materiale.

Ndërkaq, Izraeli nuk ka dhënë asnjë komunikatë në lidhje me deklaratën siriane dhe autoritetet e Tel Avivit as nuk e kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar këtë ngjarje. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne