Ushtria turke neutralizon 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë bëri me dije se terroristët janë neutralizuar me ndihmën e dronëve në zonën e quajtur Zap.

“Tre pjesëtarë të tjerë të organizatës terroriste separatiste PKK u identifikuan dhe neutralizuan me dronë në rajonin Zap në veri të Irakut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, ku theksohet gjithashtu se operacionet në zonë janë duke vazhduar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne