Ushtrisë Turke pritet ti shtohen mbi 40.000 oficerë dhe nënoficerë të rinj

Forcat e Armatosura të Turqisë do të punësojnë rreth 43.000 persona të rinj gjatë vitit 2018, bëri të ditur një burim ushtarak për Anadolu Agency.

Burimi, në kushte anonime tha se rekrutët e rinj do të përfshijnë 3.755 oficerë dhe 5.375 nënoficerë. Gjithashtu do të punësohen 13.213 rreshterë të specializuar dhe 20.595 ushtarë me kontrata, shtoi burimi.

Theksohet se Ministria e Mbrojtjes e Turqisë vazhdon të punojë për të punësuar personel të kualifikuar dhe të arsimuar.

Burimi tha se gjithsej 8.565 persona të stafit, duke përfshirë 150 gjeneralë, 4.630 oficerë, 2.167 nënoficerë, 1.210 rreshter të specializuar dhe ushtarë me kontratë, si dhe 411 nëpunës civilë dhe punëtorë, janë përjashtuar për lidhje me organizatën terroriste FETO pas tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016.

Për të kapërcyer mungesat e stafit pas përjashtimeve, ministria punësoi gjithsej 15.850 persona, duke përfshirë 1.763 oficerë, 4.135 nënoficerë, 3,698 rreshterë të specializuar, 6.162 ushtarë me kontrata dhe 92 nëpunës civilë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, orkestruan grushtin e mposhtur të shtetit, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur. Organizata terroriste FETO ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne