“Vaji i palmës përdoret në Europë”, Vojo Bregu-Çuçit: Jo si përbërës ushqimor por si karburant bio

Një ditë më parë ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi  përgjegjës për sigurinë ushqimore deklaroi se vaji i palmës s’është i dëmshëm madje  përdoret  edhe në Europë.

Për këtë deklaratë të ministrit ka reaguar edhe  ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu. Ai është shprehur se është e vërtetë që vaji i palmës përdoret në Europë, dhe kryesisht në Francë, por jo si përbërës ushqimor por si karburant bio.

“Sasia që futet në Shqipëri është tepër e madhe. Kemi kërkuar disa herë vendosjen e akcizës për vajin e palmës, por me sa duket nuk e konsideronin, dhe vazhdojnë të mos ta konsiderojnë të rrezikshme për shëndetin.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Është e vërtetë që vaji i palmës përdoret në Europë, dhe kryesisht në Francë, por jo si përbërës ushqimor por si karburant bio. Në gjithë Europën, pothuajse nuk përdoret më si përbërës ushqimor.
Sasia që futet në Shqipëri është tepër e madhe. Kemi kërkuar disa herë vendosjen e akcizës për vajin e palmës, por me sa duket nuk e konsideronin, dhe vazhdojnë të mos ta konsiderojnë të rrezikshme për shëndetin. Mund të na bëjnë dhe një demonstrim duke e pirë live në TV.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne