Vajza 14-vjeçare bie nga dritarja e tualetit të banesës, niset urgjent në spital

Një vajzë 14 vjeçare ka rënë nga dritarja e tualetit të banesës dhe është nisur me urgjencë në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në rrugën e “Durrësit” në Tiranë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.08.2020, rreth orës 00:10, në rrugën e “Durrësit”, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës, shtetasja me iniciale R.H, 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne