Vangjel Dule: Kryeministri po sillet si pushtues me Himarën

Pas ndërhyrjes së IKMT për prishjen e banesave në himarë, ka reaguar edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. Dule e krahason sjelljen e Ramës ndaj banorëve të Himarës me sjelljen e një pushtuesi.

Në një prononcim për median ai thotë se Himara u ka rezistuar shekujve dhe nuk do të mund të mposhtet nga perversitetet ligjore dhe institucionale aventureske të Ramës.

Sjellja e kryeministrit Rama ndaj Himarës dhe himariotëve mund të krahasohet me sjelljen e një pushtuesi. Po cënohen të drejta stërgjyshore pronësore. Cënohen parime elementare të shtetit të së drejtës. Nëpërkëmben në mes të ditës demokracia funksionale dhe respektimi i të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit. Himara që u ka rezistuar shekujve me identitetin dhe idealet e veta, që u ka rezistuar stuhive shumë më të vështira se këto të sotmet nuk do të mund të mposhtet nga perversitetet ligjore dhe institucionale aventureske të zotit Rama.” – tha Dule.

Ndërkohë në Himarë banorët kundërshtojnë prishjen dhe janë përplasur ashpër me policinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne