Shqiperia

Vangjush Dako e pranon: Ambasada amerikane më ka refuzuar vizën për SHBA

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka pranuar se i është refuzuar viza nga amabasada amerikane në Tiranë. Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Dako tha se para disa muajsh ishte paraqitur në ambasadë pë të aplikuar për vizë.

“Kam shkuar me vajzën dhe gruan në ambasadë për të marrë vizën. Më pyetën te sporteli sa shtëpi ke, dy shtëpi i thashë. Sa makina ke, tre kam i thashë.  Refuzimi i vizës ishte i përkohshëm. Mund të aplikoni sërish, më njoftuan”, nga ambasada tregoi Dako.

Ai tha se më tej nuk kishte tentuar të aplikonte për vizë, pasi i druhej faktit që kjo histori mund të përdorej në media nga opozita.

OPINIONE