Je i fiksuar pas facebook-ut?
E hap facebook-un porsa zgjohesh ne mengjes pa bere asgje tjeter me pare?
Shpenzon cdo dite shume ore ne facebook?
E hap cdo gjysem ore?!
Nese i pergjigjesh me po ketyre pyetjeve atehere ti je nje i fiksuar pas facebook-ut. Po si mund te shpetojme prej kesaj?
Psikologjia e varesise ndaj facebook-ut.
Varesia nga facebook-u nuk eshte nje problem ne vetevete, por eshte nje tregues qe egziston nje problem diku tjeter. Sipas psikologjise se zakoneve te keqija, eshte pothuajse e pamundur te shkaterrosh zakonin para se te gjesh rrenjet qe e shkaktojne ate.
Nese do te tentosh te zvogelosh varesine nga facebook-u para se te kuptosh se pse je i varur nga ai, atehere nuk do te besh gje tjeter vecse do te deshtosh.
Tani le te shqyrtojme disa arsye psikologjike qe fshihen pas varesise nga facebook-u.
Nje person mund te jete i fiksuar mbas facebook-ut sepse kjo e ben ate te ndjehet mire me veten e tij. Kur te tjeret shkruajne ne wall-in e tij dhe i cojne ftesa miqesie ai e ndjen veten te rendesishem.
Disa te tjere behen te fiksuar mbas facebook-ut per arsye qe lidhen me EGO-n e tij. Pra nje person mund te mundohet te rrise sa me shume numrin dhe listen e shokeve per tu treguar te gjitheve qe eshte popullor dhe i kerkuar. Mbase kjo mund te kete qene dhe arsyeja ime e varesise ndaj facebook-ut, por kam nderruar mendje shpejt, numri i shokeve nuk ka asnje rendesi. Ka rendesi qe ata qe ke friend te jene njerezit me te rendesishem per mua. Me mire gjerat qe shkruaj une ketu ti lexojne 2 veta qe une i vleresoj, sesa ti lexojne 2000 veta qe une nuk i simpatizoj.
Nje grup i trete njerezish mund te behen te varur nga facebook-u sepse jane te turpshem per te folur me njerzit ne boten reale dhe keshtu e ndjen veten me rehat duke jetuar ne boten e tij virtuale. Ne fakt pas te gjitha zakoneve tona te keqija, diku fshihet nje problem psikologjik qe eshte arsyeja e vertete e varesise ndaj ketij zakoni.
Keto ishin thjesht disa shembuj prej qindra arsyeve psikologjike qe fshihen pas varesise nga facebook-u. Edhe pse arsyet paraqiten te ndryshme, nje gje eshte e perbashket per te gjitha ato, prezenca e nje nxitjeje psikologjike, e cila fshihet pas varesise.
Si te shpetosh prej varesise nga facebook-u.
Pasi kuptuat psikologjine e varesise nga facebook-u, tani eshte koha te dime se si te shpetojme prej saj.
Perpara se te mund te shkaterrosh varesine nga facebook-u ti duhet te kuptosh njehere cila eshte aryeja jote qe ta shkakton ty kete varesi. Mos harro se ti mund te kesh disa arsye, jo nje qe te shkaktojne varesine nga facebook-u.
Tani le te supozojme se ti zbulove se e hap facebook-un sa here qe je i merzitur, ne kete rast ti duhet te kuptosh se si te zvogelosh merzitjen ne jeten tende, sepse ne kete rast varesia nga facebook-u eshte simptome e nje problemi shume here me te madh, sic eshte merzia ne jeten tende./Zbulime.wordpress