Vasili: Bilanc i rëndë lufte në vend, vetëm kryeministri është i qetë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e pazakontë në të cilën është përfshirë vendi.

Vasili thotë në një status në rrjetet sociale se kjo është vera më e rëndë për shqiptarët me një bilanc lufte.

Vetëm kryeministri, shprehet Vasili është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.

Statusi i Vasilit:

Flakë në kodrat e Ardenicës.
Një 13-vjeçar humb jetën duke u mbytur në Velipojë pak çaste më parë. Vera më e rëndë për shqiptarët.
Bilanc i rëndë lufte: tragjedia e të mbyturve në plazhet shqiptare nuk ka të sosur dhe zjarret po shkretojnë vendin dhe pasuritë e qytetarëve.
Të gjithë qytetarët janë në ankth dhe dëshpërim të thellë për vendin. Vetëm kryeministri është i qetë dhe i pashqetësuar hiç në romantizmin e tij veror dhe nuk shpenzon asnjë fjalë, as për qokë, e jo më për drejtim shteti.
S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pushime të mbara.
Ç’lidhje ka ai në fund të fundit me këtë vend? Turist është.
Iku dikur, erdhi, do iki prapë dhe hallet akoma më të mëdha do t’ua lerë shqiptarëve pa u zgjidhur asnjërën. Të tjerat… do t’i marrë me vete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne