Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër siç i quan ai “pisanjosët” e politikës shqiptare.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili pohon se mashtrimet e politikanëve po bëjnë pis ambientin shoqëror.
Ai rendit disa fakte të cilat siç shkrua tregojnë qartë se shqiptarët edhe pse me një rrogë të mirë në Shqipëri, duan të ikin nga vendi i tyre.
“Pisanjoset e qeverise bejne pis ambientin shoqeror me tonelata mashtrimesh idiote ne permbajtje dhe ordinere ne forme.Bejne pis kur flasin per rritje ekonomike,bejne pis kur flasin per rritje te punesimit,bejne pis kur flasin per lumturine e marrjes se borxheve pa fund nderkohe qe mbjellin mjerim ekonomik dhe social.
Shifrat jane ato qe udheheqin te mencurit dhe e kunderta e tyre udheheq pisanjoset e qeverise.
Profesorët Ilir Gëdeshi dhe Russell King nëpërmjet Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike mbeshtetut nga Fondacioni Friedrich Ebert tregojne se :
-50% e atyre qe kane te ardhura nga 1000 -1470 euro duan te ikin nga Shqiperia.
-70% e emigranteve te kthyer duan te ikin serish.
-Ne fashen e moshes 27-30 vjec duan te ikin 71.2%.
-Ne moshen 18-40 vjec duan te ikin 52%.
– 53% e personave me universitet dhe master duan te ikin. Vendi eshte plotesisht ne deshperim dhe nje humbje shprese deprimuese dhe keta pisa-njoset ndyejne e bejne pis pa u lodhur me genjeshtrat e tyre te liga.
Shifrat jane aty,kokeforte dhe kerkojne zgjidhje. Vetem injorantet,te papergjegjshmit dhe ata qe e urrejne kete vend mund te vazhdojne te bejne pis vendin me mashtrimet e tyre ndaj edhe nuk mund ti quajme ndryshe vecse: PISANJOSE POLITIK’, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Burimi: Balkanweb