Shqiperia

Vasili: Kryeministri hesht se e ka dhënë gjuhën me PPP

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nisur nga zhvillimet e fundit në vend, kërkon reagimin e kryeministrit Edi Rama. Për Vasilin, Rama hesht se gjuhën e ka dhënë me PPP.

Ai kujton akuzat ndaj djalit të një deputeti, vrasjen e gjyshes në Durrës, letrën e nënës që kërkon ilaç për të birin.

“Kryeministri hesht, se gjuhën ia ka dhënë me PPP kriminelëve, gazetarëve të përdalë e trafikantëve.

Kryeministrit i zhyten në llum moral, ordiner dhe kriminal deputetët e tij që dhunojnë një vajzë të pambrojtur dhe ai s’flet është pa gojë.

Një gjyshe masakrohet nga nipi viktimë e drogës së kryeministrit që përmbyti Shqipërinë, po ky prapë gojë kyçur rri.

Një nënë kërkon ilaçin për jetën e fëmijës së saj që qeveria e këtij kryeministri ia ka hequr dhe ky prapë gojëtaposur.

Nuk flet se ia ka dhënë gjuhën me PPP kriminelëve, gazetarëve të përdalë dhe trafikantëve që helmojnë fëmijët me drogë në shkolla”, shkruan Vasili.

Burimi: BalkanWeb