Afganistan, kandidatët nisin fushatën për zgjedhjet parlamentare

Nga dita e sotme ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Afganistan, që janë planifikuar të mbahen më 20 tetor.

Rrugët kryesore, tregjet dhe vendet e tjera publike në kryeqytetin Kabul dhe në të gjitha qendrat e tjera të mëdha urbane janë stolisur me posterë me ngjyra, parulla dhe tabela të kandidatëve.

Në përputhje me rregullat e Komisionit Zgjedhor i vendit, të njoftuara të martën e kaluar, kandidatët për Dhomën e Ulët (Wolesi Jirga) mund të zhvillojnë fushatën deri më 18 tetor, dy ditë para zgjedhjeve të planifikuara.

Po ashtu janë vendosur kufizime për burimet financiare që një kandidat mund të shfrytëzojë për fushatën. Secili kandidat në Kabul mund të shpenzojë jo më shumë se 2.12 milionë AFN (rreth 27.725 dollarë) në postera, shpallje mediale dhe të tjera të fushatës.

Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor, Syed Hafeezullah Hashimi për AA tha se trupi zgjedhor është i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në kohë dhe fushatat e kandidatëve po monitorohen për shkelje të mundshme që mund të rezultojë në skualifikim.

Komisioni ka drejtuar punonjësit e sektorit publik dhe zyrtarët e sigurisë për të qenë neutralë dhe të përkushtuar ndaj zgjedhjeve të drejta dhe në kohë.

Më herët këtë javë, një koalicion i partive kryesore politike, Aleanca e Madhe Kombëtare e Afganistani, i dha fund protestës dhe bojkotimit të zgjedhjeve të propozuara me sigurimin e qeverisë për të përdorur verifikimet biometrike të votuesve për votimet.

Afganët do të dalin në votime për Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 249 vendesh për një mandat 5-vjeçar më 20 tetor. Sipas Komisionit mbi 9 milionë votues kanë të drejtë vote.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne