Vasili për Ramën: Këto 4 vite u qeverisëm nga një i cmendur

Ish-aleatët qeverisës duket se janë kthyer tashmë në kundërshtarë të fortë politikë, ndërsa nuk mungojnë akuzat dhe deklaratat e ndërsjellta kundër njëri-tjetrit. Eshtë fjala për LSI dhe PS që po i ashpërsojnë tonet në këto ditë të fushatës elektorale.

Së fundi, gjatë takimit të sotëm në Gjirokastër, Vasili e ka cilësuar Ramën të cmendur, kur është shprehur për qeverisjen e tij.

“Këta duan skllevër, këta duan ta kthejnë Shqipërinë në një sokak të Rilindjes së rivdekur. Ne do t’i tregojmë vendin me 26 qershor Ramës, se ne kemi nevojë për lirinë tonë, demokracinë tonë dhe këto 4 vite u qeverisëm nga një i çmendur” tha Vasili.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne