Vasili: Për shkak të Ramës janë shtuar tre kushte shtesë për integrimin

Zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se, “Rilindja” dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, dhe ne na janë shtuar tre kushte shtesë për integrimin.

Në një intervistë për “Ora News”, Vasili thotë ndërkombëtarët patën rol të rëndësishëm në Reformën Zgjedhore, pasi raporti me Ramës i tyre është kompromentuar.

“Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar tre kushte shtesë. Në 2016 kur kemi marrë rekomandimin e parë, kemi pasur pesë kushte, ndërkohë për shkak të Edi Ramës, votimet e 2017 dhe 2019, u shtuan 3 kushtet shumë të rënda.

U shtua bërja e reformës zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral që vazhdon edhe sot e kësaj dite që të jetë i bllokuar. Për këto arsye të mëdha patën një rol të rëndësishëm ndërkombëtarët, që t’i bënin të kuptonte Edi Ramës se raporti me ta është kompromentuar dhe e njohin mirë se kush është. Ai bëri hapa pas për të mos u përballuar me një reagim që do të ishte shumë i rëndë për të dhe për vendin”,- shprehet Vasili./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne