Vjosa Osmani do padisë mediat që shpifën për babain e saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të padisë mediat që kanë publikuar një lajm se babai i saj ka qënë pjesë e Policisë Serbe.

“Shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit”, e quan Osmani. Ajo do të denoncojë mediat, që e shoqëruan lajmin edhe me një foto.

Fotoja e publikuar ne media dhe rrjete sociale
Fotoja e publikuar ne media dhe rrjete sociale

“Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani.” – shkruan ajo./Exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne