Vazhdojnë operacionet antiterroriste, neutralizohen 5 anëtarë të PKK/YPG

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit në rajonin e Avasin janë zbuluar dy terroristë që përgatiteshin për të kaluar në veprim. Me operacionin ajror të kryer në zonë janë neutralizuar të 2 terroristët.

Ministria gjithashtu siguroi se operacionet do të vazhdojnë deri në eliminimin e terroristit të fundit.

Në një njoftim tjetër Ministria bën të ditur se janë neutralizuar edhe 3 terroristë të PKK/YPG, të cilët hapën zjarr provokues në zonën operacionale “Mburoja e Eufratit” në Siri dhe tentuan të depërtonin në brendësi.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate njofton se 3 terroristët e neutralizuar më 22 gusht në zonën malore Hatay-Amanos në kuadër të operacionit “Rrufeja-5” bënin pjesë në listën e personave të shpallur në kërkim dhe për të cilët ishte vendosur edhe një shpërblim deri në 500.000 lira turke (rreth 67.000 dollarë)./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne