FinCEN Files/ Si i lejuan bankat më të mëdha të botës kriminelët të transferojnë triliona dollarë para të pista

Një skandal ka tronditur botën e financave, pasi u zbuluar se disa prej bankave më të mëdha në botë, kanë lejuar kriminelët të transferojnë para të pista, në shifra marramendësi që arrijnë deri në 2 trilionë dollarë.

Dokumentat rrodhën fillimisht në shtyp në Buzzfeed News dhe më pas u krijua një grup gazetarësh investigativë nga mbarë bota, ku përfshihen 108 organizata mediatike në 88 vende të botës, të cilët po i analizojnë mijëra faqe dokumentacioni teknik.

Çfarë është mësuar deri tani?

* Banka HSBC lejoi mashtruesit të lëvizin miliona dollarë para të vjedhura, në mbarë botën edhe pasi mësoi nga hetuesit amerikanë, se skema ishte një mashtrim.

*JP Morgan lejoi një kompani të lëvizë një miliardë dollarë përmes një llogarie në Londër, pa e ditur se kush e zotëronte. Banka më pas mësoi se kompania mund të ishte në pronësi të një kriminelë në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

*Prova se një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit rus, Vladimir Putin, përdori bankën Barclays në Londër, për të shmangur sanksionet, të cilat supozohet ta ndalonin atë të përdorte shërbime financiare në perëndim. Një pjesë e parave u përdor për të blerë vepra arti.

*Burri i një grua që dhuroi 1.7 milionë paund për Partinë Konservatore, ishte financuar në mënyrë sekrete nga një oligark rus me lidhje të afërta me Presidentin Putin.

*Mbretëria e Bashkuar konsiderohen një juridiksion me risk të lartë duke u krahasuar me Qipron nga divizioni i inteligjencës së FinCEN. Kjo për shkak të numrit të kompanive të regjistruara në MB që shfaqen në SARs. Rreth 3 mijë kompani të MB, janë të identifikuara në dosjet FinCEN, më shumë se në çdo vend tjetër.

*Banka Qëndrore e Emirateve të Bashkuara, dështoi që të veprojë ndaj paralajmërimeve, për një firmë lokale, që ndihmonte Iranin t’u shmangej sanksioneve.

*Deutsche Bank lëvizi paratë e pista të personave që pastrojnë para për krimin e organizuar, terroristët dhe trafikantët e drogës.

*Standard Chartered lëvizi para për Bankën Arabe për më shumë se një dekadë, pasi llogaritë e klientëve ishin përdorur për të financuar terrorizmin.

/BBC News 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne