Vazhdojnë protestat ndaj Sisit në Egjipt

Pas thirrjes së kontraktorit opozitar egjiptian, Muhammed Ali që jeton një syrgjynosje në Spanjë për protesta kundër regjimit, vazhdojnë protestat në Egjipt.

Protestat kundër Presidentit të Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi mbrëmjen e të martës vazhduan duke u përhapur në qytete të ndryshme të Egjiptit.

Në kuadër të protestave të cilësuara si “tentativa e shtatorit” pati protesta në rajone të ndryshme të qyteteve Beni Suveyf dhe Gizë.

Në protestat e zhvilluara natën në fshatin Esh-Shinnavi të Beni Suveyf u hodhën sloganet “Zhduku Sisi”, “Përse heshtin egjiptianët?”.

Edhe në rajonin Atif të Gizës pati protesta ku u hodhën slogane “Revolucioni vazhdon”. Gjithashtu në protestë u tërhoq vëmendja në gjendjen ekonomike të vendit dhe çmimet e larta të jetesës. Në protestë u kërkua largimi i qeverisë së Sisit.

Kurse media që mbështet regjimin egjiptian duke bërë lajme se në vend mbizotëron paqja dhe “njerëzit nuk iu përgjigjën thirrjeve të Muhammed Ali”, pretendoi se pamjet në median sociale janë të vjetra.

Por tërheq vëmendjen fakti se disa protestues tregojnë datën në pamjet e protestave.

Kurse në lajmet dhe pamjet në kanalet televizive “Mukemmilin” dhe “Şark” të grupeve opozitare që bëjnë transmetim nga jashtë Egjiptit bëhet e ditur se ka pasur përleshje mes policëve dhe protestuesve dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Opozitar egjiptian, Muhammed Ali edhe vitin e kaluar në muajin shtator kishte bërë thirrje për protesta kundër qeverisë së Sisit dhe thirrja e tij kishte bërë pjesërisht jehonë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne