Vazhdon kolonizimi serb në veri të Kosovës, rreth 100 shtëpi ndërtohen pa leje

Rreth 100 shtëpi janë ndërtuar pa leje të institucioneve të Kosovës, në këtë pjesë të Komunës së Zveçanit.

Shteti i Serbisë, në këtë vend, planifikon të ndërtojë edhe 200 shtëpi të tjera, ku pritet të vendosen rreth 1,500 serbë. Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat veriore fajësojnë Qeverinë e Kosovës, se ka dështuar që ta ndalojë ndërtimin e këtij projekti të financuar nga Serbia.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, jetësimin e Luginës së Diellit e quan kolonizim.

Pavarësisht se Ministria e Mjedisit kishte urdhëruar Komunën e Zveçanit që ta ndalojë ndërtimin e Luginës së Diellit, vazhdimi i punimeve kishte bërë që kjo ministri ta dërgonte lëndën për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Ministria e Mjedisit nuk e kishte paditur Komunën e Zveçanit, por kishte bërë vetëm kërkesë për kundërvajtje në Themeloren e Mitrovicës, raporton KTV.

Në këtë gjykatë kanë konfirmuar se kjo lëndë është parashkruar në dhjetor të vitit të kaluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne