Vazhdon kriza ushqimore në Venezuelë për shkak të sanksioneve të Amerikës

Sanksionet ekonomike të Amerikës kundër Venezuelës kanë penguar hyrjen e miliona pakove ushqimore në këtë vend.

Kanalin televiziv Hispan Tv njoftoi se Aristobulo Isturiz, një ish-funksionar në kuvendin e themeluesve të Venezuelës, një raport ka pohuar se 18 milionë pako ushqimore të dërguara nga komitete rajonal për sigurimin e ushqimit për popullin e këtij vendi, nuk kanë arritur të hyjnë në Venezuelë. Në këtë raport thuhet se shkak kryesor kësaj ngjarje janë sanksionet ekonomike që ka vendosur qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, kundër Karakasit. Isturiz duke kritikuar sanksionet e Amerikës kundër vendit të tij, shtoi: “Sanksionet që ka deklaruar Uashingtoni janë kundër qeverisë së Nikollas Maduro, presidentit të Venezuelës dhe kundër funksionarëve të tjerë të shtetërorë dhe nuk kanë ndikim mbi punën e qeverisë”. Sipas këtij burimi, sanksionet kundër Venezuelës janë një pjesë të masave të panumërta që ka vendosur Donald Trump për ta zhdukur atë që Uashingtoni e quan “krizë në Venezuelë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne