Reagimi i Rusisë ndaj krimeve kundër myslimanëve në Mianmar

Ministria e jashtme ruse ka dënuar dhunën në Mianmar, duke i bërë thirrje qeverisë të përpiqet të rivendosë paqen në këtë vend.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Igor Morgalov, tha se Moska, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, kërkon që qeveria e Mianmarit të bëjë më shumë përpjekje për të kthyer qetësinë në vend, njofton agjencia e lajmeve Sputnik. Presidenti rus Vladimir Putin tashmë ka dënuar krimet e ushtrisë dhe ekstremistëve budistë kundër myslimanëve të Mianmarit. Ditë më parë, myslimanët rusë protestuan kundër sjelljes së dhunshme të qeverisë së Mianmarit ndaj myslimanëve të këtij vendi si dhe kanë shprehur solidaritet me ta para ambasadës së Mianmarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne