Vazhdon shtypja e gazetarëve palestinezë nga ana e Izraelit

Regjimi sionist në kuadër të shkeljes së të drejtave të palestinezëve, ka sulmuar dhe shtypur gazetarët palestinezë.

Komiteti palestinez për mbrojtjen e gazetarëve në Palestinë, njoftoi se forcat e regjimit kanë sulmuar disa gazetarë duke përdorur ndaj tyre gaz lotsjellës dhe plumba realë. Ndaj gazetarëve palestinezë, forcat sioniste kanë ushtruar dhunë dhe kanë arrestuar disa prej gazetarëve.

Qëllimi i këtij presioni që ushtrohet nga regjimi sionist ndaj gazetarëve palestinezë, është shtypja e lirisë së shprehjes dhe parandalimi i përhapjes së lajmeve mbi krimet e regjimit sionist në Palestinë. Më herët shumë organe mbrojtëse të të drejtave të palestinezëve, kishin raportuar se forcat e sigurisë së regjimit sionist, në muajin gusht kanë arrestuar 552 palestinezë. Sindikata e gazetarëve palestinezë, nga AP i OKB dhe nga KS i OKB ka kërkuar që të ushtrojë presione mbi regjimin sionist që ky regjim tu japë fund krimeve kundër palestinezëve. Regjimi sionist kryen shumë krime ndaj palestinezëve dhe për këtë arsye me shtypjen e gazetarëve dhe fjalës së lirë, mundohet të parandalojë përhapjen e lajmeve të krimeve që ai kryen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne