Vazhdon vrasja e civilëve sirianë nga koalicioni amerikan

Sulmi i ditës së mërkurë i kryer në qytetin Raka të Sirisë nga avionët luftarakë të koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS i drejtuar nga Amerika, ka lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra civilë sirianë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet lokale kanë thënë se avionët luftarakë të koalicionit amerikan kanë sulmuar një turmë civilë sirianë të cilët ishin mbledhur mbi një pus të naftës në veri të qytetit Raka të Sirisë. Në këtë sulm janë vrarë të paktën 13 persona dhe disa të tjerë janë plagosur. Edhe të dielën avionët luftarakë të koalicionit amerikan kanë vrarë 12 civilë sirianë gjatë sulmeve në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë. Qeveria e Sirisë me anë të letrave dërguar për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe kryetarin e Këshillit të Sigurimit, ka kërkuar nga ata që t’u japin fund krimeve të koalicionit amerikan në Siri. Grupi vëzhgues “Airwars” i cili po vëzhgon sulmet ajrore të koalicionit amerikan kundër ISIS në Irak dhe Siri, së fundi ka deklaruar se rreth 3000 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të Amerikës që nga viti 2014 në Irak dhe Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne