Vazhdon vrasja e myslimanëve Rohingia në Mianmar

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e vrasjes së myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria dhe budistët ekstremistë në Mianmar po vazhdojnë vrasjen e myslimanëve Rohingia në këtë vend dhe procesi i shpërnguljes së myslimanëve në drejtim të Bangladeshit po vazhdon akoma duke rritur kështu numrin e personave të shpërngulur me dhunë. Ndërkohë organizatat lokale në Bangladesh kanë njoftuar për përhapjen e llojeve të sëmundjeve të ndryshme sidomos kequshqyerjes në mesin e të shpërngulurve Rohingia. Autoritetet e Bangladeshit kanë deklaruar se për të strehuar mbi 800 mijë të shpërngulur Rohingia, do të ndërtojnë një prej qendrave më të mëdha të kampeve. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se një funksionar i lartë i OKB të premten ka deklaruar se procesi i shpërngulurjes së myslimanë Rohingia nga Mianmari në Bangladesh po vazhdon akoma dhe qindra persona të shpërngulur në Mianmar, synojnë të strehohen në Bangladesh./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne