Vdekja e turistes ruse në Ksamil, Berisha: Qeveria e Norieges ka harruar turizmin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në rrjetin e tij social, rastet fatale të turistëve që humben jetën në plazhet e Shqipërisë. Rasti i fundit ishte, vdekja e 15-vjeçares ruse në Ksamil.

 

 

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha theksoi se këtë verë deri tani në ujërat e brigjeve tona kanë humbur jetën 15 pushues, që sipas tij tregojnë mungesën e kontrollit dhe kujdesit në brigjet tona.

MESAZHI I BERISHËS
Te dashur miq!
Nje ngjarje tjeter fatale tronditese ndodhi keto dite, ku nje turiste ruse, vajze 15 vjecare, qe kishte ardhur me nenen e saj per te festuar 15 vjetorin ne Ksamil.
Nje mjet lundrues i keputi asaj jeten dhe iku si hiene dhe e la pa ndihme te vdekur ne ujrat e Jonit. Akt makaber i ndodhur edhe me pare ne Himare me nje turist tjeter rus.
Me kete rast le ti shprehim ne nenes dhe familjes se viktimes ngushellimet me te sinqerta dhe denojme me forcen me te madhe krimin e shemtuar.
I bejme thirrje prokurorise te vendose me rreptesine me te madhe para ligjit vrasesin e saj. Por theksojme gjithashtu se kete vere deri tani ne ujrat e brigjeve tona kane humbur jeten 15 pushues. Qe te gjithe pa perjashtim per mungese te plote te çdo lloj kujdesi, ndihme apo kontrolli per pushuesit qe kalojne pushimet ne brigjet tona.
Ky eshte nje tregues konkret i deshtimit te shtetit ne menaxhimin e sezonit turistik. Kjo mungese vemendje dhe vizioni nga qeveria e Norieges ndaj turizmit ne Shqiperi, dhe fokusimi dhe promovimi i turizmit te kanabisit eshte tregues sesi Shqiperia do te jete ne 4 vitet ne vazhdim. Demi qe i shkaktohet Shqiperise ne arenen nderkombetare si ne aspektin e turizmit, ashtu edhe ne ate sigurise eshte i madh.
Duke denuar me forcen me te madhe paaftesine e qeverise aktuale per te garantuar sigurine e turisteve vendas dhe te huaj ne sezonin turistik, i bej thirrje prokurorise te vere para ligjit te gjithe ata qe nuk marrin masat e parashikuara per parandalimin e ketyre tragjedive. sb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne