Vdes shkencëtari Stephen Hawking

Shkencëtari britanik, Stephen Hawking, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Ai vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Cambridge në orët e hershme të së mërkurës, ka thënë familja e tij.

Haëking njihej për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, si dhe ka shkruar disa libra të famshëm shkencorë përfshirë këtu edhe “Një Histori e Shkurtër e Kohës”.

Në moshën 22 vjeçare, Haëking-ut i ishin dhënë vetëm pak vite që të jetojë, pasi që ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë të neuroneve motorike.

Sëmundja e kishte lënë atë në karrocë dhe në pamundësi për të folur, përpos përmes një sintetizuesi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne