Veliaj heq Xhaminë e Et’hem Beut nga qendra e Tiranës në Posterin e aktivitetit, veprimi i qëllimshëm

Heqja e qëllimshme e Xhamisë së Et’hem Beut nga posteri i një aktiviteti që do të mbahet në Tiranë duke treguar kryeqytetin pa emblemën fetare dhe një pikë orientimi për muslimanët ka ngjallur reagime të shumta.

Në posterin ku nuk mungonin kullat e larta me kate pa leje dhe godinat qeveritare, nuk ishte vendosur xhamia.

Kjo panoramë e ofruar e tjetërsuar e kryeqytetit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale kundër heqjes së saj.

Erion Veliaj, si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mbështetës dhe sponsorizues i një aktiviteti muzikor ka vendosur ta heqë Xhaminë pasi më herët dha leje për ngritjen e një kulle ngjitur me të, në mes të qytetit, kjo është akuza që ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër Veliajt, duke i kujtuar se Xhamia eshtë vetë panorama historike e Tiranës që i ka rezistuar edhe regjimit komunist

Në Tiranë do të mbahet një aktivitet muzikor në titullin “Moving City”, dhe Bashkia është mbështetëse në sponsorizimin e tij.

I çuditshëm është fakti se Xhamia është hequr qëllimisht nga posteri reklamues i tij.

Kjo u pranua nga organizatorët e koncertit përmes një njoftimi pas reagimit qytetar, të cilin mediat e Veliajt nxituan ta publikonin si një veprim me qëllim pozitiv.

“Moving City eshte nje aktivitet muzikor me te ftuar artistin e muzikes elektronike tekno Sven Vath. Aktiviteti organizohet nga kompania zvicerane Nordstern. Imazhi vizual ne fjale eshte nje pikture artistike e dizenjuar nga piktori anglez me origjine arabe Ismael Kushanta.

Koncepti i posterit eshte bazuar tek emri i aktivitetit moving city pra qyteti qe leviz. Godinat te cilat pasqyrohen ne interpretimin vizual nuk pasqyrojne realitetin e qytetit por godina qe kane levizur nga impakti konceptual qe inshkakton muzika tekno qytetit, ky eshte interpretimi artistik i vepres.

Zgjedhja e piktorit i cili i perket fese muslimane duke menduar se aktiviteti i cili promovohet nga posteri ne fjale promovon nje aktivitet muzike elektronike ku do te konsumohet alkool ka menduar se eshte e udhes mos te pasqyrohet ndertesa me e rendësishme e fese muslimane, te ciles dhe vete piktori i perket.

Organizatoret dhe piktori ne fjale sigurojne kedo qe mund te jete shqetesuar qe nuk ka pasur asnje konotacion negativ ne zgjedhjen e piktorit me impakt tek besimtaret musliman te qytetit te tiranes.

Deshirojme te kerkojme ndjese per cdo shqetesim qe mund te jete krijuar dhe mbi te gjitha duam te sigurojme qytetaret e Tiranes qe organizatoret respektojne thellesisht fene islame, te gjithe besimtaret musliman si dhe xhamine ne vecanti e cila eshte nje aset i cmuar dhe shume i vecante i qytetit te Tiranes”, thuhet në reagim.

Mbështetje për koncertin kanë dhënë edhe biznese të tjera të cilat nuk kanë bërë asnjë reagim për incidentin./GazetaImpakt/ 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne