Veliaj porosit për Bashkinë e Tiranës, kasafortë sekrete për para

Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajn, është një nga institucionet që shpenzon fondet publike në mënyrën më të çuditshme dhe shpesh herë abuzive. Veliaj ka bërë tendera për “mjeshtrinë e të folurit në publik”, tender për ndërtimin e një faqje ëeb me vlerë 120 milionë lekë e shumë tendera të tjerë të majmë që i kanë përfituar 3-4 klientë të Bashkisë së Tiranës.

Por Veliaj, ka suprizuar sërish me tendera. Sëfundmi ai ka porositur disa mobilje por edhe një kasafortë sekrete. Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi të Bashkisë së Tiranës, ku kërkohen moblije të reja, përkatësisht karrige pune, karrige rrotulluese, tavolinë pune me kasatierë, tavolinë drejtuesi, etazher për zyrë dhe një kasafortë.

Por se për çfarë i duhet një kryebashkiaku një kasafortë sekrete, e cila shërben për të ruajtur sendet me vlerë dhe paratë, këtë vetëm Veliaj mund ta shpjegojë.

Sipas dokumenteve, kjo kasafortë është e sigurisë së lartë dhe  me mbrojtje nga zjarri, me përmasa  50x50x110cm.  Spesori i derës: 4 dhe 8mm, çelik. Ngjyrë gri. Spesori i trupit: 74mm, çelik. Diametri i kunjave Ф30mm. Me shtresë betoni me rezistencë të lartë ndaj nxehtësisë. Me 2 kode përdoruesi deri në 7 shifra. Me mbyllje elektronike. Me 4 bateri AA 1.5 V. Me sinjal akustik kur bateria është drejt mbarimit. Rezistencë  ndaj nxehtësisë 927 °C për 60 minuta.

Ndërkohë bashkë me kasafortën, Veliaj ka porositur edhe tavolinë drejtuesi, me përmasa 180x70x72 cm. Skeleti i tavolinës ndërtohet me melamine me trashësi 25 cm. Syprina të jetë prej material MDF e melaminuar me trashësi 3.2 cm. Etazheri për zyrë duhet të jetë me trashësi 2.5 cm, ku pjesa e sipërme është e mbyllur me dy kanata xhami me kornizë. Hapësira brenda kapakëve të xhamit do të ndahet në 3 hapësira me anë të sergjenëve të regjistrueshëm.

Të gjitha këto pajisje, do të kushojnë plot 49 milion lekë të vjetra pa TVSH, ose rreth 60 milion lekë me TVSH, para që vijnë direkt nga taksat e qytetarëve të Tiranës./TPZ.AL/

Më poshtë kasaforta origjinale që është porositur nga Veliaj:

Më poshtë njoftimi i tenderit:

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne