Shkatëruan flamurin turk, katoliku Rama shpërblen mirditorët

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka uruar me një video nga Fabrika e re e Pasurimit të Bakrit në Spaç.

Kreu i qeverisë në postimin e bërë në Facebook shkruan se përveç 300 të punësuarve të rinj, janë investuar plot 11 mln dollarë në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin.

Sipas Ramës, ky investim pritet të ketë një impakt ekonomik rreth 6 mln lekë në vit për gjithë zonën e Mirditës.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës,” shkruan Rama./ KJ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne