Veliaj publikon një pjesë nga debati me Prokurorin e SPAK, gjatë seancës në GJKKO

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pjesë nga seanca e GJKKO-së.

Në këtë pjesë, prokurori Ols Dado i thotë Veliajt “ndyrësirë”, “nuk ke turp, po më kërcënon”.

Veliaj shprehet se ky dialog zhvillohet në “thertoren e Erion Kasapit”, duke iu referuar gjyqtarit Erion Bani. “Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkruan Veliaj.

Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket  xhentëllmen para tij!

Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.

Veliaj Postimi Per Ols Dado

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne