Veliaj sulmon Ylli Ndroqin: Kam bashkëjetuar me piranjat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka komentuar në një intervistë në “News 24” mbi mbylljen e “Ora News”. Ai ka sulmuar pronarin e këtij televizioni Ylli Ndroqi.

“Kjo punë më ka bërë që të bashkëjetoj me piranjat. Unë e njoh këtë ambient toksik. Unë refuzoj që të mbështes një kulturë, që bazohet mbi fyerjen dhe degradimin personal. Unë i di këto gjëra, nuk jam naiv.

Nuk kam asnjë problem me njerëz që ofrojnë optikë negative. Unë s’kam kontakte me njerëz nga bota e krimit. Kur zbuloj se dikush ka problem të rënda me ligjin, normalisht nuk kam lidhje me të.

Ka pasur persona të krimit të organizuar që kanë dashur të influencojnë në Bashki, por nuk ia kanë dalë dot. Ne si PS kemi një frymë pozitive. Sot ka bashkëpunim të madh mes qeverisë dhe bashkisë. Ndërsa, opozita nuk ka lidhje me realitetin shqiptar. Një PS e fortë është një Shqipëri e fortë”, – tha Veliaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne