Shqiperia

Veliaj u kërkon qytetarëve që të paguajnë edhe për administratoret

Projekti i administratorëve të pallateve ka nisur zbatimin dhe synimi i tij është krijimi i një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga qytetarët dhe të certifikuar nga bashkia e Tiranës.

Kjo iniciativë e Veliajs mbi të gjitha po shpik një taksë të re për të varfërit.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një videomesazhi u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të bëhen pjesë e projektit në zgjedhjen e administratorëve të rinj.

“Prej vitesh ne kemi trashëguar një sërë problematikash në pallatin tonë, në komunitetin tonë, në lagjen tonë. Bashkia e Tiranës ka një plan konkret se si këto mund të zgjidhen. Një punonjës i bashkisë do të vijë shumë shpejt në derën tënde për të ftuar që të jesh pjesë e vendimmarrjes për administratorin e ri të pallatit por gjithashtu edhe per te caktuar taksen mujore qe do i paguajne qytetaret. Ky administrator i ri do të kujdeset për të gjithë hapësirën e përbashkët dhe do të zgjidhë shumë prej problemeve në komunitet. Ne provat e para i kemi dhënë, por ka ardhur koha që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij ndryshimi të madh për ta sjellë Tiranën në një qytet me parametra europianë”, thekson Veliaj.

OPINIONE