Vëllai i Fredi Belerit flet për mediat greke: Kjo situatë i leverdis Ramës

Pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për median greke “eKathimerini”, një reagim ka ardhur edhe nga vëllai i Fredi Belerit.

Gjatë një interviste për televizionin grek “Action24”, Leonardi zbuloi se mesazhi i Fredi Belerit, është se do të qëndrojë në burg deri sa të jetë nevoja dhe se do të respektojë vendimin dhe votat e himariotëve.

“Jam i detyruar të respektoj vendimin dhe votat që kam marrë nga 4000 himariotë . Do të qëndroj në në sa të jetë e nevojshme”, tha Leonard Beleri në emër të vëllait të tij.

“ Pala shqiptare kërkon të mos lejojë që Bashkia të kalojë në duart e Greqisë. Kjo është e qartë, pas kaq shumë thirrjeve për lirimin e kryetarit të Himarës, në mënyrë që ai të bëjë betimin. Fatkeqësisht nuk ka vullnet. Nga data 12 maj e deri më sot, jemi të sigurt që kjo ka qenë e planifikuar që në fillim, që Bashkia e Himarës të mos ndërrojë dorë”
, theksoi ai./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne